Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se në ora 18:00 do të mbajë mbledhje me Kryesinë e LDK-së rreth vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut.
Ai tha se vendimi për shkarkimin e Veliut është i papranueshëm.
“Vendimi për shkarkimin e zoti Veliut është i papranueshëm për neve dhe si e tillë ne do ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë së LDK-së. Në ora 18:00 do ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë”, tha Mustafa.
I pyetur nëse vendimi i Kurtit do të çojë në tërheqjen e LDK-së prej koalicionit qeverisës, Mustafa ka thënë se pas mbledhjes së kryesisë do të behën të ditura të gjitha vendimet e marra.
Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë së mërkurës.