4.6 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Shkaku i PDK-së, edhe kjo deputete e LDK-së i thotë jo Isa Mustafës

Valentina Bunjaku, deputete e LDK-së ka thënë se janë kundër një koalicioni të mundshëm me PDK-në.

Ajo ka thënë gjithashtu se deputetët e LDK-së janë pro votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, përveç Vjosa Osmanit.

“Të gjithë deputetët e LDK-së, përveç Vjosa Osmanit, kanë përkrahur kërkesën e Kryesisë së LDK-së për inicimin e mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti.

Deputetët e LDK-së përkundër kësaj janë kundër një koalicioni të mundshëm qeverisës me PDK-në.

Për këtë arsye unë sot nuk kam nënshkruar kërkesën për mocion, derisa më duhet që të konsultohem edhe me kryesinë e degës së LDK-së në Gjilan, e që një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë mbrëmjes së sotme”, ka thënë Bunjaku për Kohën.

Bunjaku nuk ka pranuar të tregojë nëse përkundër se nuk duan koalicion qeverisës me PDK-në, a do t’i kërkojnë votat e kësaj partie për rrëzimin e Qeverisë.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles