9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Shitësi i kroasanëve dëshmitar i sulmit të tmerrshëm në Nice: Një burrë më tha se një gruaje i është prerë koka

Një shitës i kroasanave ishte dëshmitar i sulmit të tmerrshëm në katedralen Notre Dame në Nice të Francës, ku sulmuesi që bërtiti “Allahu Akbar” dhe vrau tre persona, shkruan The Guardian.

Shitësi David, dyqani i të cilit gjendet përballë katedrales, i kishte telefonuar policisë kur edhe para syve i kaloi një burrë që i tha se një gruaje në katedrale i është prerë koka.

“Po shisja kroasana kur një burrë u fut brenda lokalit dhe më tha: “Zotëri, në katedrale një grua është pa kokë”. Në fillim nuk besova, por ma tha sërish. Shkova në katedrale, pashë policinë lokale dhe më pas i alarmova edhe të gjitha forcat tjera që menjëherë u shfaqën aty”, ka deklaruar ai.

David u kthye menjëherë në lokal dhe mbylli dyert e hekurta si masë mbrojtëse.

“Burri që ishte futur në lokal ishte në katedrale dhe kishte mbetur i shokuar. Vetëm tha: ‘Zotëri, në katedrale një grua është pa kokë’. Kjo është e tëra. Jam shokuar, ende po dridhem”, ka shpjeguar David.

Kujtojmë, një burrë vrau dy tre persona, e siç raportojnë mediat franceze, sulmuesi ishte futur në katedrale dhe ia kishte prerë kokën një gruaje dhe dy tjerë i kishte therur me thikë.

Pas sulmit në Nice, konsullata franceze në Arabinë Saudite është sulmuar – më saktësisht roja e objektit. Përveç kësaj, një burrë kishte sulmuar policët në qytetin tjetër francez Avgninon, ku si kundërpërgjigje është qëlluar për vdekje nga policët.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles