Site icon Prishtinapress

Shfuqizimi i vendimit të Haradinajt nga Kurti, kujt do ti ulën pagat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për 100%.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot me fillim prej orës 10:00.

Por nuk dihet nëse ky vendim do të ulë edhe pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë mbrëmë në KTV se e mirëpret vendimin e qeverisë së re për uljen e pagave, pasi ai personalisht nuk e ka marrë kurrë me rritje.

Por Tahiri shpreson që ky ligj mos të afektojë pagat e gjyqtarëve e prokurorëve.

“Kam të drejtë morale të flas për atë vendimin e ish-qeverisë për pagat sepse e kam votuar për të marrë pagën me rritje prokurorët dhe gjyqtarët. Shpresoj se vendimi të mos afektojë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Si një njeri që kam refuzuar të marrë pagën me rritje, e përshëndes uljen e pagave për zyrtarët qeveritarë”.

“Ai deri tash po del një lloj korrektori e jo njeri të qeverisë vendin. Padyshim që çdo vendim ku dyshon duhet ta çosh në prokurori. S’e kontestoj këtë por duhet me pas edhe agjendë”, ka thënë Tahiri.

Edhe drejtues të shoqërisë civile që monitorojnë punët e gjykatave kanë kanë thënë se ulja e pagave te kabinetit qeveritar nuk guxon me i prek pagat e prokuroreve dhe gjykatësve, dhe veç nëse ndodh një gjë e tillë do të ishte cënimi me i rëndë i pavarësisë së gjyqësorit dhe shkeljes se sigurisë juridike ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.

Exit mobile version