Site icon Prishtinapress

Sherifi përplaset me Haxhiun: Unë jam i çliruar nga kompleksi i ‘babës’, flasë atë që mendoj e jo çka të më thotë baba

Deputeti i NISMA-s, Bilall Sherifi, dhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, janë përplasur në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për bllokimin e KQZ-së nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Haxhiu ka thënë se deputeti Bilall Sherifi është i aftë vetëm për ti pshtjelluar gjërat, ndërsa menjëherë i është përgjigjur deputeti i NISMA-s.

“Unë jam i çliruar nga kompleksi i ‘babës’, se cka të thotë ai me dalë e me folë në mahallë. Unë jam i lirë me folë atë se çfarë mendoj. Në atë që thash, dhash mëndimin tim. Mbaje nivelin. Mos jep cilësime të panevojshme, se pastaj cilësimet e nxjerrin cilësimin”, ka thënë Sherifi.

Ndër të tjera deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se partia e saj do të dërgojë në Kushtetuese presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka bllokuar në mënyrë të qëllimshme Komisionin Qendror Zgjedhor.

Exit mobile version