Site icon Prishtinapress

Sherifi: Pas numërimit të votave me kusht, Nisma edhe zyrtarisht e kalon pragun

Bilall Sherifi, ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

“Në bazë të rezultateve të numëruara nga votat me kusht, koalicioni i Nismës ka gjithsej 5.017 për qind të votave. Vetëm votat me kusht i kemi 1401, ose 5.5% të votave me kusht”, tha Sherifi

“Edhe nëse merren parasysh votat kriminale të Serbisë, të mbushura në mënyrë kriminale dhe të sistemuara në mënyrë kriminale nga Beogradi, Nisma mbetet mbi prag, pra është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Por, këto vota kriminale nuk duhen pranuar sepse janë të paligjishme”, ka deklaruar Sherifi.

Megjithatë Sherifi nuk ka folur për faktin se PZAP-ja ka vendosur që të numërojë edhe votat e ardhura me vonësë nga diaspora.

Këto vota do ta ngrisin përsrëi pragun, dhe mbetet të shihet nëse NISMA do të mbijetojë, apo përfundimisht do të qëndrojë jashtë Parlamentit.

Exit mobile version