10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shërbimi Korrektues ndalon vizitat e familjarëve, të burgosurit do të mund të komunikojnë përmes Skype-it

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të masave parandaluese rreth coronavirusit, me vendim të Qeverisë nga sot e deri më 27 mars, do të ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK do t’iu mundësoj të burgosurve telefonata me të shpeshta me familjarë me komunikim virtual përmes Skype, do të ndalohen transferet nëpër burgje për të burgosurit, do të ketë reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori e shumë masa të tjera.

Njoftimi i plotë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës:

Shërbimi Korrektues i Kosovës duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, njofton opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, se për shkak të masave parandaluese rreth Coronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga sot, me datë 12 mars 2020, deri me datë 27 mars 2020, ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK do të ndërmarr këto masa:

Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat;

Ndalohen transferet nëpër burgje për të burgosurit;

Reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, (vetëm në raste shumë emergjente);

Kontroll të vazhdueshme të stafit nga Mjeket të cilët veç janë në qendra korrektuese dhe ato të paraburgimit;

Kontroll të vazhdueshme të të burgosurve, të cilët kanë ndonjë simptomë infektive;

Furnizim brenda burgjeve për të burgosurit me material higjenik, siç janë: Shampon, sapun dhe dezinfektues për duar;

Furnizim me ujë të nxehtë 24 orë brenda burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim. /Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles