Site icon Prishtinapress

Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Serbi

Një burrë 59-vjeçar ka vdekur si pasojë e coronavirusit në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Brbaniq.

“Ai e ka marrë virusin nga një person, djali i të cilit ka qenë në Milano”, ka thënë ajo, e cila në emër të Qeverisë dhe shtetit të Serbisë i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Brnabiq po ashtu bëri të ditur se në Serbi janë regjistruar edhe 32 rastet të reja të të infektuarve, duke çuar në 135 numrin total, transmeton REL.

Sipas saj, në izolim shtëpiak janë 64 persona ndërsa tetë janë duke u trajtuar me ndihmën e respiratorëve.

“Ekipet tona mjekësore po luftojnë për jetën e atyre tetë pacientëve”, ka thënë Brnabiq.

Exit mobile version