Site icon Prishtinapress

Shenja paralajmëruese të hershme të kancerit të gjirit që çdo grua duhet të dijë

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme që kërcënojnë jetën.

Çdo grua duhet të bëjë kontrolle të rregullta dhe mamografi për të zbuluar qelizat anormale në fazat e hershme për të rritur mundësinë e mbijetesës. Gjithçka mund të trajtohet nëse gjendet në një fazë të hershme.

Ka shenja të hershme të kancerit të gjirit që tregojnë se diçka nuk është në rregull dhe çdo grua duhet t’i njohë ato!

Zbulimi i hershëm është thelbësor për shërimin e kësaj sëmundje shkatërruese! Nëse vini nga një familje që ka histori me kancer të gjirit, sigurohuni që të bëni teste të rregullta!

Më poshtë gjeni disa nga shenjat e hershme të kancerit të gjirit që çdo grua duhet të dijë:

Nishan i ri

Nishanet zakonisht janë të lidhura me kancerin e lëkurës, por nuk është gjithmonë kështu. Një studim i kryer mbi 6000 gra, tregoi se gratë që kanë më shumë nishane kishin një rrezik prej 13% më të madh për të marrë kancer të gjirit. Një studim tjetër tregoi se gratë me 15 ose më shumë nishane, kanë 35% rrezik më të lartë nga kanceri i gjirit. Nëse vëreni një nishan të ri në trupin tuaj ose nëse nishani juaj fillon të rrjedh gjak, kruhet ose ndryshoni ngjyrën dhe formën e tij, kërkoni ndihmë profesionale, transmeton Telegrafi.

Kollë e vazhdueshme

Dhimbja e fytit, kolla e thatë dhe gulçimi mund të jenë një tregues që qelizat kancerogjene janë përhapur në mushkëri. Kjo njihet si një kancer sekondar i gjirit dhe ndodh në 65-70% të grave. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve i anashkalojnë këto simptoma sepse ato janë të ngjashme me të ftohurin dhe gripin e zakonshëm.

Problemet me tretjen

Disa nga simptomat kryesore të kancerit të gjirit përfshijnë kapsllëk dhe fryrje të barkut. Kanceri i gjirit shkakton ndryshime hormonale që ndikojnë në funksionimin e organit dhe tretjen. Humbja e oreksit, humbja e papritur e peshës, ënjtja, dhimbja e barkut ose legenit, të gjitha mund të tregojnë se diçka po ndodh në trupin tuaj.

Lodhja

Është shenja më e zakonshme e kancerit. Ndonjëherë lodhja mund të jetë gjithashtu një tregues i çekuilibrit hormonal dhe çrregullimeve të tiroides. Kur lodhja është shkaktuar nga kanceri, nuk do të ikë kur të pushoni shumë. Shpesh shoqërohet me gjumë të keq, depresion dhe dhimbje të vazhdueshme. Studimet tregojnë se nëntë nga dhjetë pacientë me kancer të gjirit pësojnë lodhje.

Exit mobile version