Nënkryetari i Prizren Visar Shehu ankohet për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë. Ndërkohë thotë se gjendja e të infektuarve në këtë komunë është relativisht e mirë.
“Gjendja e të infektuarve në Prizren është relativisht e mirë sepse në kohët e fundit nëse e marrim një mesatare të të infektuarve i bie që rreth 5 ose 6 persona mesatarisht në ditë rezultojnë pozitiv në komunën e Prizrenit. Por numri i testimeve nuk është shumë i madh në komunën e Prizrenit. Dje më 4 korrik kemi marrë rezultatet e datës 1 dhe 2 të këtij muaji”, tha Shehu për RTV Dukagjinin.
“Këtë informatë e kemi marrë përmes mjeteve të informimit, në këto momente që po flasim ende s’kemi marrë konfirmim zyrtar”, tha Shehu.
Thotë se qytetarët nuk po respektojnë masat.
“Mendoj që do të duhej të rritej numri i testimeve gjithandej në Republikën e Kosovës por edhe në Komunën e Prizrenit. Ndoshta duhet me ndërruar edhe metodën e testimit IgG/IgM e cila, njëra na tregon nëse jemi të infektuar dhe tjetra na tregon për historikun”, tha Shehu.
Me metodën IgG/IgM në Prizren thotë se do të mund të bëheshin shumë testime në ditë.
“Kujdesi parësor në Prizren i zotëron dy aparatura që mundem me bo një shërbim të tillë, megjithatë ne nuk jemi Institut. Nëse na lejohet neve, ne do të mund të bënim numër të madh testesh dhe do ta kishim një pasqyrë sa më reale se sa është imun popullata. Natyrisht po flas për metodën PCR por po flas për metodën përmes imunologjisë.