8.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shefqet Kastrati dhe familja e tij dhurojnë 1.5 milion euro për të dëmtuarit e tërmetit në Shqipëri

Presidenti i kompanisë Kastrati, Shefqet Kastrati dhe familja e tij kanë vendosur që të dhurojnë 1.5 milion euro, pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kastrati ka thënë, se ka dhënë urdhër gjithashtu për mosmarrje të taksës nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

“Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezërit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhrin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur”, ka thënë Kastrati.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles