Site icon Prishtinapress

Shefi i zyrës së OBSH-së në Kosovë: COVID-19 po përhapet për shkak të neglizhencës dhe perceptimit të gabuar

Shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skender Syla ka thënë se përhapja e shpejt e COVID-19, po vjen edhe nga neglizhenca, por edhe nga perceptimi i gabuar.

Syla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është gabim që maska nuk po mbahet në secilin vend.

Siç tha ai, maska duhet të bartet edhe gjatë komunikimit me të afërmit, me kolegët e punës por edhe miqtë e afërt.

“Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar; Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë. Mos bëni gabime të tilla. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën. Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”, shkruan Syla.

Exit mobile version