Site icon Prishtinapress

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas arrin në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka arritur në Kosovë.

Ministri gjerman është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai sot do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se tema të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me Bashkimin Evropian si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është agjenda e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00).

Exit mobile version