Site icon Prishtinapress

Shefi i AKI’së raporton për atentatorin e Vllasit javën e ardhshme

Në shkurt të këtij viti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Por, shefi i inteligjencës kosovare ende nuk ka dhënë raport të detajuar lidhur me çështjet e rëndësishme në vend para komisionit i cili e mbikëqyrë punën e këtij të fundit

Shefi i ri i AKI-së, Driton Gashi, do të raportojnë javën që vjen lidhur me çështjet që po e cenojnë sigurinë e vendit sikurse rasti i fundit, ai i tentim vrasjes së avokatit Azem Vlalsi, nga tashmë i dyshuari Murat Jashari, organizata e së cilit njihet me emrin si ‘Syri i Popullit’ dhe qëllimi i së cilës është raportuar të jetë likuidimi i disa figurave publike në Kosovë të cilësuara nga kjo e fundit si tradhtarë të popullit.

Për raportimin e Gashit në komisionin për mbikëqyrjen e AKI’së ka njoftuar kreu i këtij komisioni, Haxhi Shala.

““Sipas planit vjetor besojmë që javën tjetër do ta ftojmë në raportim. Do të bisedojmë për çështjet e brendshme në përgjithësi”, ka thënë Shala për Express”, ka thënë Shala për Express.

Kujtojomë se Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashi ende nuk ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e këtij institucioni, rreth rastit të fundit për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi nga Murat Jashari dhe organizatën e këtij të fundit që po njihet si “Syri i Popullit”.

Exit mobile version