10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

SHBA po armatoset gjithnjë e më shumë në rajonin e Paqësorit pranë Kinës

Ndërsa Uashingtoni dhe Pekini po polemizojnë mbi pandeminë e coronavirusit, beteja e gjatë në mes të dy fuqive të Paqësorit është në një pikë kthese.

Për dekadat e kaluara, SHBA në pjesën më të madhe ka qëndruar e ‘heshtur’ ndërsa Kina është rritur në mënyrë dramatike në ushtri, shkruan New York Times.

Tani, pa kufizime të marrëveshjeve të kontrollit të armëve të Luftës së Ftohtë, administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë raketa me rreze të gjata në rajonin e Paqësorit në Azi, transmeton Telegrafi.

Pentagoni planifikon ti armatosë marinsat me raketa Tomahawk. Pentagoni gjithashtu përshpejton vendosjen e raketave të reja anti-anije me rreze të gjatë, të parat e zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara në dekadat e fundit.

Në një deklaratë për Reuters në lidhje me këto lëvizje të SHBA-së, Pekini i kërkoi Uashingtonit të “tregohet i kujdesshëm ndaj fjalëve dhe veprimeve”.

Qëllimi i strategjisë amerikane është t’i përgjigjet superioritetit të Kinës në raketa balistike.

Ushtria Çlirimtare e Popullit (PLA), ushtria e Kinës, ka ndërtuar një forcë të madhe raketash dhe sipas komandantëve të lartë amerikanë dhe këshilltarëve strategjikë të Pentagonit kanë paralajmëruar se Kina mban një avantazh të madh me këto armë.

Në një konflikt të mundshëm, këto njësi do të shpërndaheshin në pikat kryesore në Paqësorin Perëndimor dhe të ashtuquajturat, unaza e parë në ishull, thonë komandantët.

Unaza përbëhet nga një seri ishujsh që shtrihen nga ishujt japonezë, përtej Tajvanit dhe Filipineve deri në Borneo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles