Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se vendi i tij i ka ofruar Kosovës, përkatësisht Qeverisë së saj një shumë prej 1,1 milion dollarë, si mbështetje në luftën kundër coronavirusit.
Siç ka shkruar Kosnett në Twitter, këto mjete do të ndihmojnë qeverinë e Kosovës për të rritur aftësinë e reagimit për të parandaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19.
“Qeveria e Kosovës merr 1,1 milion dollarë nga SHBA për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës për të ndaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. #SëbashkuNeMundemi”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Kosovo Government receives $1.1 million dollars from U.S. to provide operational support and increase Kosovo’s response capability to stop further transmission and mitigate COVID-19’s impact. #TogetherWeCan pic.twitter.com/D4CaIv4iL3
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 30, 2020