18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shala: Ata që u shesin të miturve pije alkoolike e duhan mund të dënohen deri në 10 mijë euro

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka paralajmëruar se të gjithë ata që u shesin të miturve pije alkoolike dhe duhan do të dënohen nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Shala këto komente i bëri kur ka inspektuar “ETC-në” në Fushë Kosovë, pas vendimi që morri dje.

“Në mungesë të implementimit në tersi të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit që përcakton që duhani dhe pijet alkoolike janë të ndaluara të shiten dhe shërbehen për të miturit nën moshën 18-vjeç unë dje kam marr një urdhëresë ku kam urdhëruar inspektoratin e tregut në MTI që të implementojë në përpikëri zbatimin e atij neni të këtij ligji”, tha Shala.

“Kompania ‘Elkos Group’ veç se e zbaton këtë nen të ligjit i falënderoj përfaqësueses së kompanisë dhe ju siguroj qytetarëve që inspektorati i tregut me ato komunalë të rrisim inspektimet në favor të përmirësimit të cilësisë dhe kujdesit ndaj konsumatorit”.

“Inspektimet nuk do fokusohen vetëm tek ky nen i ligjit, por edhe në komplet infrastrukturën tjetër ligjore që i bie dikasterit të MTI, dënimet janë prej 1 mijë deri në 10 mijë euro, por inspektorati i merr masat”, tha Shala, raporton EO.

Ai tha se ky vendim vlen për gjitha pikat shitëse në gjithë Kosovën dhe kjo vizitë në një formë është një mënyrë e paralajmërimit që ky ligj po merret seriozisht.

Tutje, ai theksoi se përveç pijeve alkoolike, inspektimi përfshin dhe ekspozimin e kutive të duhanit dhe shitjen e tyre personave nën 18 vjeç.

Lulzim Syla kryeinspektor i MTI-së, u ankua për numrin e vogël të inspektorëve, por që tha se do të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë.

Selvete Abazi drejtoreshë e “Elkos Group”, tha se kjo kompani do ta zbatojë në tersi vendimin e marrë nga ministri.

“Ky vendim është i mirë, ne do ta zbatojmë në tërësi këtë vendim në gjitha pikat tona është dashur të bëhet më herët edhe pse ka qenë tek ne por jo 100% i zbatueshëm dhe tani di të zbatohet në tërësi”, tha Abazi.

Shala, të hënën ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas komunikatë së MTI-së, Urdhëresa ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18-vjeç.

Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18-vjeç.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles