Site icon Prishtinapress

Serbia pretendon se Liqeni i Gazivodës gjendet nën juridiksionin e saj

Ministri serb i Energjisë dhe Minierave, Aleksander Antiq, ka thënë sot se liqeni i Gazivodës në bazë të vend ndodhjes së tij, është në juridiksionin e Serbisë.

Siç thotë ai, Ujmani ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën, duke shtuar se sipas tij pala kosovare po nxit akte të dhunës duke marrë parasysh ngjarjet e djeshme, transmeton lajmi.net.

“Gazivoda ka rëndësi të madhe strategjike për ne dhe për Kosovën. Ata nuk janë të gatshëm të ulen dhe të bisedojnë për zgjidhje esenciale, ndërkaq që nxisin akte agresive që të provokojnë edhe reagime”, ka thënë Antiq sot duke iu referuar vizitës së djeshme të presidentit Thaçi atje.

Megjithatë, sipas Antiq, Serbia nuk ka rënë pre e provokimeve që ai thotë se kanë ardhur nga Prishtina.

Duke folur për rëndësinë e Gazivodës, ministri serb tha se ky liqen artificial ka kapacitet të rrjedhjes prej 400 deri në 450 milionë kub ujë, dhe se prodhon energji për 1/3 e nevojave të veriut të vendit.

Kujtojmë se vizita e djeshme e presidentit Thaçi në Ujman shkaktoi reagime të mëdha tek krerët shtetërorë serbë.

Ata këtë e quajtën provokim të rëndë i koordinuar edhe me ndërkombëtarët.

Exit mobile version