13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Serbia fillon zbatimin e planit “Toka e Shenjtë” për trazira në Kosovë

Marko Gjuriq kishte ardhur të arrestohej në Kosovë. Vizita e shefit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq, pa pëlqimin e institucioneve kosovare po del të jetë skenar i inteligjencës serbe për të provokuar trazira në veri të Mitrovicës.

E gjitha për “Tokën e shenjët”, siç mësohet të jetë emri i planit sekret i inteligjencë serbe dhe asaj ruse për të cilën në janar të këtij viti ishte paralajmëruar kryeministri Ramush Haradinaj, shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe disa ambasada të huaja.

Vazhdoni leximin nën reklamë …

Këto informacione i kishte nxjerrë edhe një hulumtim i bërë nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare (IKSN).

Drejtori i këtij Instituti, Bedri Elezi ka shpalosur për Infokusin detaje të raportit të hartuar në fillim të këtij viti  në të cilin ka njoftuar se do të ndodh ajo që u pa të hënën gjatë vizitës së Gjuriqit në Kosovë.

“Fatkeqësisht po ndodh ajo që kemi paralajmëruar në një raport të detajuar në janar të vitit 2018 i cili i është drejtuar Qeverisë së Kosovës. Marko Gjuriq është figura e re e cila po perdoret drejt realizimit të skenarit për trazira në Kosovë, nga sherbimet intelegjete sërbe dhe ato ruse. Gjuriq erdhi në Kosovë për tu arrestuar dhe kjo besohet se është e lehtë për t’u kuptuar”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka vepruar duke u bazuar në obligimet që dalin nga ligji, por pa dashje është përdorur për realizimin e planit sekret serb “Toka e Shenjtë”.

“IKSN shqetësohet nëse situata e sigurisë është cënuar dhe kështu edhe mund të kemi trazira në veriun e Kosovës si dhe në enklavat tjera serbe në Kosovë, kështu të i hapet rruga realizimit të planit sekret, e të cilin ne e kemi dekonspiruar në janar të këtij viti”, ka treguar ai për Infokusin.

Sipas Elezit plani është i orkestuar nga intelegjenca ruse, por i mbështetur nga Qeveria Serbe.

“Në hulumtimet që ne kemi bërë, dhe akoma jemi duke zhvilluar në këtë drejtim, ka rezultuar se ky rast i datës 26.3.2018 është pjesë e skenarit të cilin e kemi dërguar në Qeverinë e Kosovës. Urojmë që Kosova me miqtë e saj, të jenë shumë vigjilent, sepse mund të ndikojnë ne krijimin e kushteve për realizimin e skenarëve në fjalë”, është shprehur Elezi.

Instituti që ai drejton në fillim të vitit ka siguruar informacione se, Serbia është duke përgaditur plane sekrete për trazira në Kosovë gjatë vitit 2018.

“Sipas disa informacioneve që kemi siguruan si IKSN nga burime mirë të informuar, sigurimi shtetorë në Serbi ka themluar një njësi të veqant të quajtur ( UJQIT ) e cila  do të  realizoj një plan sekret operativ, ku do të organizohen  aktivitete të dhunëshme ( trazira ndëretnike ) në Kosovë. Këto burimet me tejë sqarojn se ky njësit është i themeluar enkas për këtë plan sekret operativ, me q’rast janë  përzgjedhur zyrtrë elitar nga sherbimi intelegjent ushtarak si dhe ai policor, Ky plan operativ quhet ” TOKA E SHEJTE” dhe do të udhëhqët nga zyrtari i lartë  Zoran Jovanoviç me pseudonimin ( Zoki ) i cili është nga  Ferizajt, dhe i cili paralufte si dhe gjatë luftës ishte udhëheqës i lartë i sigurimti shtetror serb, deri në largimin e forcave sërbe nga Kosova. Aktualisht ai jeton në Beograd”, thuhet në raportin e IKSN, të cilin e posedon Infokusi./Infokusi.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles