Site icon Prishtinapress

Serbi i Trepçës ‘89 dëshiron Përfaqësuesen e Kosovës dhe ka idhull Xherdan Shaqirin (Video)

Ka idhull Xherdan Shaqirin dhe ëndërron që një ditë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Nuk është fjala për ndonjë prishtinas apo gjakovar, as për ndonjë shqiptar të Shqipërisë e as të Iliridës.

Bëhet fjalë për serbin nga Novi Pazari, Demir Avdiq, që është transferimi më interesant i janarit në Vala Superligë.

Në një intervistë për mikrofonin e Tribuna Channel, ai flet për të gjitha nga pak, duke filluar nga kaosi që shkaktoi në mediat serbe te jeta në Mitrovicë, nga futbollisti shqiptar i preferuar deri te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Exit mobile version