Site icon Prishtinapress

Senatori amerikan përmend sovranitetin e Kosovës gjatë debatit për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën

Senatori republikan Warren Davidson, ka përmendur sovranitetin e shtetit të Kosovës kur është përfshirë në një debat rreth punës që bënë ushtria amerikane mbi ruajtjen e kufijve të shtetit.

Davidson reagoi në Twitter ndaj një deklarate në të cilën kundërshtohej ndërtimi i mureve në kufijtë e SHBA-ve, duke iu referuar murit kufitar me Meksikën.

“Ndoshta ushtarët tanë do të ishin më të aftë për t’i kryer misionet e tyre, nëse resurset, nuk do të shfrytëzoheshin për të ndërtuar një mur”, ishte shkrimi i një amerikani, që ka nxitur reagimin e senatorit Davidson.

Por jo gjatë shkoi edhe përgjigjja e Warren Davidson pasoi, duke kërkuar të dijë pse duhet kundërshtuar ruajtjen e sovranitetit të SHBA-ve, ndërsa ky shtet ka 20 vjet që mbron dhe ruan sovranitetin e Republikës së Kosovës.

”Amerika e ruan sovranitetin e Kosovës për 20 vjet. Pse e kundërshtoni Amerikën që po e mbron sovranitetin e Amerikës?”, ka shkruar Davidson.

Exit mobile version