
Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rasim Selmanaj.
Ai ka shtuar se taksa do të qëndrojë në fuqi derisa të arrihet qëllimi i vendosjes së saj.
Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, njëherësh kreut të AAK-së se kjo mund të jetë java e tij e fundit si shef i Qeverisë, deputeti Selmanaj thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por, siç thotë ai, nuk tërhiqet nga vendimet e drejta.