Site icon Prishtinapress

Selmanaj i përgjigjet Vetëvendosjes: “Të fala nga Shtëpia e Madhe – LDK”

Zëvendëskryeministrit të LDK-së Driton Selmanajt, sot iu pamundësua tre herë pjesëmarrja në seancën parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ‘rrahur’ tavolinat.

Përmes një fotografie në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj i është përgjigjur LVV-së.

“Të fala nga Shtëpia e Madhe! LDK”, shkroi ai.

Vetëvendosje ka thënë se nuk do të lejojnë të mbahet asnjë seancë në Kuvend derisa Selmanaj të jetë aty.

Megjithatë, ai kishte deklaruar se do të jetë aty meqë “Kuvendi është tempulli i demokracisë”.

Exit mobile version