9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Selimi: Thaçi e Vuçiqi kanë një marrëveshje dhe po e mbajnë të fshehtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Thaçi po luan me rezoluta dhe po manipulon me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Selimi në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se “shqiptarëve në Preshevë po u ofrohet ose këmbimi i territoreve ose mbetja nën Serbi dhe për ta, të dyja këto alternative janë të këqija”.

“Është shumë e padrejtë t’u ofrohen vetëm këto dy alternativa shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ose duhet të shkëmbeheni me territore ose të mbeteni nën Serbi”, tha ai.

Sipas tij, Thaçi do të duhej t’i mbronte të drejtat e shqiptarëve atje, “ai territor nuk po përmendet si tërësi”.

“Thaçi po ndan Kosovën dhe po tenton të ndajë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk mund të kenë më shumë të drejta shqiptarët e Preshevës se ata të Bujanocit”.

“Është një projekt për ta ndarë Kosovën për së brendshmi, dhe ta ndajë Luginën e Preshevës”.

Selimi ka thënë se Thaçi dhe Vuçiqi kanë arritur një marrëveshje, por nuk po duan ta bëjnë publike.

“Edhe nëse nuk kanë marrëveshje, që unë e di që ata kanë marrëveshje, por kanë plan, pse nuk e bënë publik planin. Vetë mbajtja e fshehtë e këtij plani, tregon se diçka e keçe po i përgatitet Kosovës dhe Luginës së Preshevës”, deklaroi Selimi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles