Site icon Prishtinapress

Selimi: Mini-Shengeni nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për Mini Shengenin Ballkanik, që është mbajtur në Tiranë.

Përmes një shkrimi në Instagram, duke përmendur Edi Ramen, Aleksandar Vuçiq, Millo Gjukanoviq e Zoran Zaev, ka thënë se, interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri ta.

“Në këtë tavolinë, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, shkruan Selimi në rrjetin social Instagram.

Exit mobile version