4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Selimi: LDK-ja me partnerët e saj po vazhdojnë ta mbajnë peng Kuvendin

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka thënë se pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë edhe atëherë sikurse edhe sot kanë qenë rrethanat që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht të shpërndahet Kuvendi.

Selimi ka thënë pasi që Kuvendi ende nuk është shpërndarë, siç Qeveria e Kosovës po vazhdon t;i kryejë detyrat e veta edhe Kuvendi do të duhej ta bënte një gjë të tillë.

Ai për këtë gjendje ka fajësuar LDK dhe partnerët e saj.

“Por nuk mund të mos e theksoj edhe njëherë papërgjegjshmërinë totale të disa grupeve parlamentare të cilat as nuk duan zgjedhje të reja e as funksionim të Kuvendit, por po vazhdojnë ta peng Kuvendin përmes disa aspiratave të shtruara me rrugë jokushtetuese. LDK dhe partnerët e saj po vazhdojnë të jenë shumë të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm ndaj dëmit që po i shkaktojnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se edhe sot u dëshmua sesa të domosdoshme janë zgjedhjet në momentin e parë që do të ishte e mundur pas pandemisë COVID-19.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles