Site icon Prishtinapress

Selimi-Gashit: Nuk i keni votat as gjysmës së Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shqyrtojnë Raportin vjetor financiar të Buxhetit për 2019 në mungesë të konsensusit.

Më herët miliona euro donacione dhe kredi nuk u ratifikuan nga të zgjedhurit e popullit, pasi dy partitë opozitare LVV-ja dhe PDK-ja refuzuan të jenë pjesë e këtij votimi, gjë e cila ngjalli reagime të shumta mes deputetëve.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se kjo po dëshmon që LDK-ja nuk i ka votat e as gjysmës së deputetëve në Kuvend.

“Përmbajtja jonë është e drejt e jona, por edhe manifestimin e juaj që jo vetëm dy të tretat, por as gjysmën e këtij kuvendi nuk e keni”, tha Selimi.

E, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza e arsyetoi mospjesëmarrjen në votim.

“Nuk është diçka që nëse trajnohet sot është nesër e ndërron gjendjen. Ky është raport, normalisht për shkak të situatës nga Covid edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e ka ndërruar planin e vet të punës. Kështu që edhe ne për këtë pikë do të jemi të përmbajtur”, tha ai, njofton kp.

Deputetëve opozitarë iu reagoi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Koalicioni aktual nuk i ka 2/3, e dina këtë punë. Jemi një koalicion që e ka një shumicë qeverisëse”, tha ai.

Ndërkaq Teuta Haxhiu nga AAK sugjeroi që në seancat e radhës raporti vjetor i buxhetit të diskutohet në detaje.

“Ka ardhur një raport i qeverisë së kaluar. Por në fund të fundit praktika e Kuvendit tregon se raportet diskutohen. Në fund ka ndodhur që raportet edhe mos të votohen, apo të votohen. Por nuk ka pasur një ndëshkim për cilindo institucion” , tha ajo.

Deputeti i Nismës, Endrit Shala tha se për këtë duhet pritur mendimin e komisionit funksional.

“Ne mendojmë si grup parlamentar të presim së pari që komisioni funksional të shqyrtojë këtë raport”, tha ai.

Para përfundimit të seancës u votua edhe për ndryshimin e disa deputetëve në komisione funksionale.

Exit mobile version