Site icon Prishtinapress

Selimi, Abdixhikut: Jeni marrë vesh me Vjosën, mos bëni filma për Ligjin e Zgjedhjeve

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka thënë s telenovela e inskenuar për Ligjin e Zgjedhjeve është kali i trojës për LDK-në.

Në një shkrim në Twitter, konsideron se tërheqja e ligjit është ndoshta një fitore dhuratë për Lumirin por me pasoja.

Sipas tij, LDK është marrë vesh me Vjosa Osmanin për këtë “skenar”.

“Jeni marr vesh me Vjosën e mos boni filma. Heshtja e Vjosës është kumbuese. Lumir ka burrni në marrëveshje mos na qit hi syve”, tha Selimi.

Me 65 vota pro, 39 kundër e asnjë abstenim, mbëmë nuk ka kaluar ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Për shmangien e Rregullores së Kuvendit, parlamenti nuk arrit t’i siguron 2/3 e votave për shqyrtimin e projektligjit të Zgjedhjeve me procedurë të përshpejtuar.

Exit mobile version