Site icon Prishtinapress

Sekuestrohen armë dhe municion në Prizren

Policia në Suharekë, gjatë zbatimit të urdhëresës për kontroll, dje ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë të tipit pistoletë EKOL special 99, të kalibrit 9 mm, dy karikatorë dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një fishek i kalibrit 6.35 mm.

Arma në pronësi pa leje ishte në posedim të shtetasit F. A., i lindur në vitin 1997 dhe pas sekuestrimit ai procedohet për hetime sipas procedurës së rregullt.

Do theksuar se policia rajonale në Prizren gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve dhe informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, gjithsej në “sezonin veror 2019” ka sekuestruar 50 armë tipesh dhe kalibrash të ndryshëm.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që gjatë festave të mos përdoren armët e zjarrit që të “festohet më zemër e jo me armë”.

Policia rajonale në Prizren gjatë realizimit të planit operativ, ka vepruar dhe ka batuar ligjin në të gjitha rastet ku është raportuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe qitje me armë.

Të gjitha rastet e raportuara janë koordinuar me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe rastet janë proceduar tek organi hetues.

Exit mobile version