Site icon Prishtinapress

Sekretet e Parisit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq pritet që në fund të kësaj jave (më 11 nëntor) të takohen në Paris të Francës.

Në këtë takim pos të tjerash pritet të diskutohet edhe për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se kreu i shtetit kosovar ende nuk është tërhequr nga ideja e tij për korrigjim të kufijve.

Të pyetur nga gazeta “Zëri” lidhur me këtë çështje nga Presidenca nuk kanë pranuar të përgjigjen.

Megjithëkëtë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi para pak ditësh ka mohuar se në këtë ngjarje, e cila do të organizohet për nder të përvjetorit të 100-të të armëpushimit për përfundimin e Luftës së Parë Botërore, do të diskutohet për çështjen e dialogut. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se kreu i shtetit është duke e shkelur Kushtetutën me idetë e ngritura për kufijtë, ndërkaq zyrtarë të partive në pushtet vlerësojnë se harmonizimi i një rezolute për dialogun është më se i nevojshëm në rrethanat aktuale.

Exit mobile version