14.5 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i BIK-ut i përgjigjet Mulla Osmanit: Akuzat ndaj meje të ulta, budallaki dhe të turpshme

Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka hedhur akuza kundrejt sekretarit të përgjithshëm të BIK-ut Resul Rexhepin,  për siç ka thënë ai shkelje të rregullores dhe dëmtim të rëndit në kuadër të BIK-ut.

Sipas imamit Musliu, Rexhepi i ka mundësuar kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnaves ta shkelë kushtetutën për ndryshim të nenit me qëllim të vazhdimit të mandatit të tretë në mënyrë të paligjshme.

Por, këto akuza i ka hedhur poshtë vet Rexhepi, duke konsideruar se janë shumë të ulta, jo njerëzore dhe aspak të vërteta.

“Nuk është e vërtetë, une nuk mundem me ndal ndryshimin e Kushtetutës nëse Kuvendi i Bashkësisë Islame e ndryshon atë. Nëse une para 5 viteve e kam marrë komplet procedurën për ndryshimin e Kushtetutës dhe e kanë ndryshu aq sa kanë dasht me ndryshu, dhe çka kam me bo me këtë rast une, nuk kam kompetencë. Për herë të fundit janë ndryshu disa dispozita të Kushtetutës, të cilat e parashohin çdo vendim që mund të jepet brenda BIK-ut”, ka thënë Rexhepi  për Indeksonline.

Në lidhje me blerjet e diplomave dhe mosreagimet e sekretarit Rexhepi, ky i fundit tha se ai ka diplomuar 41 vite më parë dhe nuk ka çfarë të reagojë as për shit-blerje, sepse me to do të mirret drejtësia.

“Krejt bota e din që une kam mbaru një fakultet në vitin 77’ para 41 viteve. Nuk kam falsifiku diplomë as të të tjerëve dhe për këtë mirret gjyqësia, jo unë, kurse diplomën time mund t’ua tregoj kur të doni”, ka thënë Rexhepi.

Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi, nga Imami i Drenasit po akuzohet sa ka falsifikuar datën e lindjes për t’iu zgjatur mandati, gjë që Rexhepi e quan si akuzë të ultë e neveritëse.

“Mua me mu zgjat mandati, e pse me mua zgjat mandati, këto sene janë aq të ulta, aq të neveritshme. Shiqo unë nuk mundem me dal e mu betu dhe me bind dikë se une nuk kam ndryshu datën e lindjes. Kjo është absurd. Kushdo që do me vërtetu ekzistojnë mekanizmat dhe mund të vërtetohet nëse une kom ndryshu datën e lindjes ose jo. Kjo është budallaki, aq e ultë dhe e turpshme sa që veç atij i shkon në mend. Ejani në zyrën time dhe t’i tregoj edhe diplomën edhe letërnjoftimin. Unë nuk merrem me diploma të të tjerëve dhe nuk jam pjesë as e Medreses. Tani jam vetëm Sekretar i BIK-ut. Për më tepër  do të qartësohem me një reagim posa të informohem më gjerësisht për këto akuza”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Imami Osman Musliu, ka bërë një postim me akuza të rënda ndaj sekretarit të BIK-ut, duke e titulluar shkrimin me ‘Fenomeni Resul Rexhepi i BIK-ut’.

Sipas tij, Resul Rexhepi për rreth 40 vite me radhë është në funksione të larta të BIK-ut, ndërsa edhe pozitën e sekretarit e ka marrë padrejtësisht vite më parë.

“Resul Rexhepi është personi i cili më së shumti e ka dëmtuar rendin në kuadër të BIK,duke hapur rrugën e shumë parregullsive dhe shkeljeve flagrante brenda këtij institucioni. Sot është sekretar i përgjithshëm i BIK, pozitë të cilën e kishte marr padrejtësisht vite më parë, duke shkelur drejtpërdrejtë rregulloren e brendshme të punës”, thuhet në një pjesë të postimit të Imamit, Osman Musliu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles