Site icon Prishtinapress

Sejdiu takohet me Wisner, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është takuar me përfaqësuesin e SHBA-së në bisedimet e Vjenës, ambasadorin Frank G.Wisner me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Wisner në bisedimet e Vjenës ka dhënë një kontribut në zhvillimin e procesit deri në pavarësinë e Kosovës.

“Ishte kënaqësi të jemi mysafirë të njërit prej personaliteteve më të shquara të diplomacisë së SHBA-së – ambasadorit Frank G.Wisner. Me këtë rast, ambasadori Wisner dhe bashkëshortja e tij Znj. Judy na nderuan me drekë në shtëpinë e tyre në Nju Jork.

Me ambasadorin Wisner këmbyem shumë mendime lidhur më zhvillimet e përgjithshme nëpër të cilat po kalon Kosova. Si përfaqësues i SHBA-ve në bisedimet e Vjenës, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij procesi deri në Pavarësinë e Kosovës, për çka i jemi falënderues gjithmonë”, ka shkruar Sejdiu.

Exit mobile version