Site icon Prishtinapress

Sejdi Hoxha mund Naim Bazajn në garën për kryetar të PDK-së në Drenas

Kryeshefi i Postës, Sejdi Hoxha do të udhëheq degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie në Drenas që janë mbajtur sot, Hoxha ka arritur të fitoj bindshëm duke marrë kështu timonin e PDK-së në bastionin e saj, Drenasin.

Hoxha ka arritur të fitoj 136 vota, duke lënë pas me pak vota, kundërkandidatët,  Naim Bazaj e Kushtrim Prenkun.

Në këtë listë të shënimit të votave, shihet se Hoxha ka fituar 136 vota, Naim Bazaj 76 vota ndërsa Prenku ka arritur të marrë vetëm 40 vota.

Exit mobile version