4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Së shpejti pritet njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka takuar sot drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke.

Zielke e informoi Cufajn për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ambasadori Cufaj falënderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë. Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njëjta të përmbyllet sa më parë’, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Njoftimi i plotë:

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj priti sot në një takim pune Drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, z. Guido Zielke. Në këtë takim, Z. Zielke e informoi Ambasadorin Cufaj për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ambasadori Cufaj falenderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë. Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njejta të përmbyllet sa më parë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles