Site icon Prishtinapress

Së shpejti fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor në kryeqytet

Procedurat e prokurimit për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë kanë përfunduar, dhe tani po bëhen përgatitjet për nënshkrimin e kontratës me fituesin. Zyrtarët e Komunës së Prishtinës kanë thënë se ndërtimi mund të fillojë pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese.

Parkimi i veturave në hapësira publike apo trotuare, pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Milaim Fejzullahu, nga njësiti për Trafik në Policinë e Kosovës, i tha Radio Kosovës se çdo ditë hasin në vetura që janë të parkuara në trotuare, e kjo, sipas tij, në radhë të parë pengon këmbësorët.

Ai thotë se ndërtimi i parkingut nëntokësor, do ta lehtësonte kryeqendrën.

“Ne si polici në vazhdimësi jemi duke punuar për lirimin e trotuareve në mënyrë që këmbësoreve t’u sigurojmë lëvizje sa me të lire. Është fakt qe kryeqyteti  ka mungesë të parkingjeve por sipas disa informacioneve që kemi nga Kuvendi Komunal, së shpejti do të filloje ndërtimi i një parkingu  në afërsi të Pallatit të Rinisë, por kur do të filloj nuk kemi informacione”, tha ai.

Komuna e Prishtinës për vite me radhë kishte premtuar se do ta zgjidhë këtë problem, duke i ndërtuar disa parkingje nëntokësore në lokacione të ndryshme të qytetit. Mirëpo, ky propozim ende nuk po mund të realizohet. Zyra për

Marrëdhënie me Media në Komunën e Prishtinës, në një përgjigje me shkrim i ka thënë  Radio Kosovës se puna në terren do të fillojë pas nënshkrimit të kontratës.

Procedurat e prokurimit për ndërtimin e parkingut nëntokësor kane përfunduar, dhe tani po bëhen përgatitjet për nënshkrimin e kontratës me fituesin. Ndërtimi mund te filloje pas nënshkrimit te kontratës me kompaninë fituese.

Parkingu nëntokësor, që do të ndërtohet te Fakulteti Filologjik në Prishtinë ishte paraparë që deri në fund të  vitit 2018 ti kaloj të gjitha fazat që parashihen me procedurat e partneritetit publiko- privat, në mënyrë që në fund të dhjetorit të mund të fillojnë ndërtimi i tij. Edhe pse të gjitha afatet e parapara kanë kaluar, ndërtimi ende nuk ka filluar.

Ndryshe kapaciteti i këtij parkingu do të jetë 500 deri 900 makina.

Exit mobile version