Site icon Prishtinapress

SBASHK-u sot vendosë nëse do të ketë grevë në arsim

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot nga ora 14:00, pritet ta mbledh Këshillin Drejtues.

Këshill i SBASHK-ut pritet ta marrë vendimin, nëse do të ketë grevë, apo do të vendoset për hapa të tjerë.

“Ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 10.01.2019 në ora 14:00, në zyrat e veta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka ftuar në mbledhjen e jashtëzakonshme Këshillin Drejtues, ku në mbledhje do të jenë prezentë edhe të gjithë Kryetarët e Sindikatave Komunale si dhe atyre të Universiteteve, në të cilin takim do të diskutohet për këto çështje”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version