Site icon Prishtinapress

SBAShK-u nuk përjashton mundësinë e grevës, nëse Ligji për paga nuk përfshihet në buxhetin e këtij viti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ditë më parë i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes kësaj letre SBASHK i kërkoj qeverisë që të sigurojë zbatimin e Ligjit të ri të pagave. SBASHK-u theksoi se planifikimi për këtë ligj duhet të bëhet në buxhetin e vitit 2020.

E pikërisht për këtë çështje, SBASHK sot të mbajë takim me kryetarët sindikal të komunave dhe Universiteteve ku do të diskutojnë rreth hapave që do të marrin në rast se tentohet të aprovohet buxheti për vitin 2020 pa koston e Ligjit të pagave.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin, nuk përjashtoi mundësinë  e grevës në rast se më buxhetin e vitit 2020 nuk përfshihet edhe kostoja e Ligjit të pagave.

“Nëse nuk parashihet në projektbuxhetin për vitin 2020, ligji për paga atëherë kam frikë se do të jetë kërkesa e anëtarësisë së SBASHK-ut, do të ketë kërkesa për grevë.

Nëse anëtarësia kërkon një gjë të tillë unë jam i obliguar dhe do ti qëndrojë në ballë edhe grevës dhe veprimeve tjera që anëtarësia do t’i kërkojë nga ne”, ka thënë Jashraj.

Ai shtoi se në rast se Ministria e Financave e përfshinë në projektbuxhetin për vitin 2020 edhe Ligjin për paga, atëherë situata do të jetë ndryshe.

Exit mobile version