8.2 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Sallahu akuzon të akuzuarit nga Specialja se kanë marrë para më shumë se që duhet

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se jozyrtarisht ka informacione se të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë kanë marrë më shumë para se që duhet për mbrojtjen e tyre.

Ai tha se ky është vetëm informacion jozyrtar që kanë dëgjuar, porse një gjë e tillë duhet të verifikohet.

“Duhet të dihet saktë sepse është e rregulluar me akte ligjore se sa para i shkojnë një të akuzuari që paguan avokat. Në mënyrë jozyrtare kemi informacione se ka mundësi që ka dhënë dikush më shumë para se duhet. Flitet nëpër ministri që dikush nga të akuzuarit ka marrë para më shumë se që parashihet me akte nënligjore, sa është e saktë nuk e di. Duhet të verifikohej me kohë sepse nuk mund t’i kryejmë punët të gjitha menjëherë”, ka thënë Sallahu në Interaktiv të KTV-së.

Sallahu ka thënë se si ministri kanë kërkuar që shpenzimet e ndara për të akuzuarit në Hagë të bëhen publike. Ai tha se shpejt Qeveria do ta ndryshojë vendimin i cili ndalon bërjen publike të shpenzimeve për të akuzuarit.

Sallahu ka akuzuar avokatin Besnik Berishën për punë të dobët sa ishte avokat në Qeverinë Hoti për rastin e padisë ndaj Kosovës në Arbitrazh nga Devolli. Ai ka thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti kanë gjetur veprime që nuk i shkojnë në favor Kosovës.

“Kur kemi ardhur kemi gjetur veprime që për mendimin tim nuk di sa shkojnë në favor të Republikës së Kosovës. Vetë dyshimi që një kompani që ka mbrojtë Devollin në 2013 dhe tash mbron Republikën e Kosovës kundër Devollit, lë njëfarë konflikti të interesit në shikim të parë”, tha ai ndërsa ka sqaruar rastin me paditë ndaj Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles