12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sadri Ferati: LDK prej vitesh nuk po pranohet nga qytetarët

Zyrtari i LDK-së, Sadri Ferati thotë se kjo parti ka vite që është në rënie.

“Prej vitesh LDK nuk është e pranueshme nga qytetarët…Prej vitit 2010, LDK qëndron në kuotat prej 24.5-25%. Kjo tregon se partia ka pasur një stagnim”, tha ai në “Debat Plus”.

Ferati thotë se LDK ka mjaft kandidatë kualitativë, përfshirë edhe ata që janë në garë për kryetar të partisë.

“Zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë është vetëm fillimi i reformave në LDK. Reformat duhet të vazhdojnë shumë më thellë”.

Zyrtari i LDK-së thotë se në këtë parti duhet të ketë drejtësi për ata që janë lënduar nga proceset e kaluara zgjedhore.

Ferati thotë se të dielën çdokujt që ka ambicie duhet t’i mundësohet kandidimi për kryetar të partisë.

“Vota e fshehtë le ta vendos kush do të jetë kryetarë i LDK-së”, tha Ferati.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles