15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Sa kanë ndryshuar çmimet e konsumit nga viti i kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2019.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin prill 2019.

Siç theksohet në komunikatën për media, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin prill 2019, krahasuar me muajin mars 2019.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.6%); pemë (3.9%); perime (1.1%); kafe, çaj dhe kakao (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK. Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.1%) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1%) në IHÇK”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2019 me muajin prill 2018 ishte 3.4%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.4% në muajin prill 2019, krahasuar me muajin prill 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.6%); mish (4.7%); qumësht, djathë dhe vezë (1.6%); perime (36.3%); kafe, çaj dhe kakao (3.1%); pije alkoolike (1.3%); duhan (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.2%); blerje e automjeteve (0.7%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (5.5%)-(ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime hoteliere (1.2%); shërbime për strehim (8.0%); gjëra personale (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.8 për qind në IHÇK”, thuhet tutje.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-7.9%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-2.6%); shërbime për transport (-5.5%)-(rënia e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles