Sa ditë në vit na dështojnë për shkak të ankesave në punë? Disa anëtarë të familjes më së shumti vuajnë!

0
21

Shumë faktorë ndikojnë në gjendjen tonë psikike të luhatur

Koha e zgjatur e punës, paga e vogël dhe shefat nevrikë i detyrojnë të punësuarit që të ankohen (shumë) shpesh

Mesatarisht një person kalon rreth 106 ditë të jetës duke u ankuar për shkak të punës të cilën e bën, ka treguar hulumtimi më i ri, gjë që do të thotë që një pjesë të mirë të kohës e kalojnë në humor të keq.

Kur kthehen në shtëpi, për të zbutur tensionin, ajo partnerit apo ndonjë anëtari të familjes mesatarisht i ankohet katërmbëdhjetë minuta e gjysmë në ditë.

Madje 40 për qind e njerëzve thonë që fare nuk dinë të relaksohen pas ditës së punës dhe që nervozizmin nga puna në masë të madhe e bartin në familje.

Ekspertët këshillojnë që personit të tillë t’i jepet përkrahje dhe mirëkuptim në mënyrë që të mposhtin stresin.

Shëtitja, biseda me partnerin duke pirë kafe apo çaj, masazhi apo banja e ngrohtë janë më të preferuarat dhe mënyrat më të lira të relaksimit. /Telegrafi/