24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

RTK: Xhandarmëria serbe shkel 8 kilometra në brendi të territorit të Kosovës

handarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës.

RTK merr vesh nga burimet e veta se ditë më parë pikërisht me 31 maj te ketij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë e Kamenicës.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë ekces ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.

Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi që kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles