Site icon Prishtinapress

Rritje e numrit të rasteve, ministri Zemaj paralajmëron këtë masë

124 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në vend, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 974 mostra, nga të cilat 124 kanë rezultuar pozitive.

“Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19. Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid”, ka shkruar Zemaj.

“Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve! Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Zemaj.

Exit mobile version