7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsim të masave për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Zemaj këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që ka pasur me komandantin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi.

“Në takim me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, kemi bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid 19. Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se “ është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes”

“E falënderova Gjeneralin për tërë përkushtimin që ofron KFOR-i për sigurinë e qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës. Të veprojmë menjëherë, duke shmangur lëvizjet e panevojshme, të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë masat anti Covid”, ka pohuar ai.

Ndryshe, në vendin tonë është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me coronavirus, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 546 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 714.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles