Site icon Prishtinapress

Rritet përkrahja për mocionin

Përveç deputetëve të opozitës, iniciativës së “Nismës për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit në Kuvend po i bashkohen edhe deputetët e koalicionit qeverisës si dhe deputetë të pavarur.

Përveç dy deputetëve të PDK-së, Shukri Bujës dhe Nait Hasanit, kërkesën për mocion mosbesimi e përkrah edhe bashkëpartiaku i tyre Shaip Muja, si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi. Ky i fundit ka pranuar për gazetën “Zëri” se e përkrah iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

“Unë mendoj që e kemi situatën e njëjtë sikur mandatin e kaluar. Pikërisht për arsye të njëjtë ka ndodhur mocioni në vitin 2014 për mosthemelimin e ushtrisë. Të njëjtën situatë e kemi edhe tash, edhe muaji i njëjtë, procedura e njëjtë, arsyet e njëjta. Unë mendoj që këtë mocion do ta mbështesin edhe deputetët e koalicionit dhe i njëjti do të kalojë”, ka deklaruar Kelmendi.

Sipas Kelmendit shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje pasi që, siç tha ai, edhe partitë e koalicionit kanë filluar fushatat parazgjedhore.

Exit mobile version