Site icon Prishtinapress

Rritet interesimi i bizneseve zvicerane për investime në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, Stefan Savkany.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Republikës së Kosovës dhe rolin e tij në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit se sistemi financiar i Kosovës po vazhdon të rrisë aktivitetin e tij dhe në të njëjtën kohë të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, duke shërbyer kështu si një promotor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.

Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare ka shprehur interesim për rritjen e investimeve të Zvicrës në Kosovë

Exit mobile version