Rriten tensionet: Turqia nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore “Stuhia e Mesdheut”

0
22

Forcat e armatosura turke nisën sot stërvitjen në Qipron Veriore – një entitet i njohur vetëm nga Ankaraja – ndërsa tensionet me Greqinë rriten në Mesdheun Lindor.

Kërkimet e Turqisë për rezerva gazi dhe nafte në ujrat e pretenduar nga Greqia kanë krijuar një tendosje të madhe të marrëdhënieve mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Presidenti turk Rexhep Erdoan të shtunën paralajmëroi Greqinë duke deklaruar se ajo “ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politkke ose në terren përmes përvojave të hidhura.”

Dhe ndërsa tensioni rritet ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut” me komandën e Sigurisë Turke Qipriote, tha Zëvendës Presidenti Fuat Oktay në Tëitter.

Prioritetet e sigurisë të vendit tonë dhe të Republikës turke të Qipros Veriore janë të domosdoshme bashkë me zgjidhjet diplomatike në Mesdheun Lindor , tha Oktay.

Edhe ministri i Mbrojtjes turke publikoi në twitter stërvitjen ushtarake e cila do të vijojë deri të enjten, duke shkruar “E suksesshme.”