8.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Rreth 70 pacientë po trajtohen nga sëmundjet e mushkërive në QKUK

Pulmologu Skënder Bacaj thotë se nuk duhet krijuar panik nga situata aktuale me ajrin e ndotur.

Rreth 70 pacientë janë aktualisht të hospitalizuar në Klinikën për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive.

Por, sipas mjekëve, asnjëri prej tyre nuk ndërlidhet me ndotjen e ajrit, raporton KTV.

Pulmologu Skënder Bacaj, thotë se nuk duhet krijuar panik nga situata aktuale.

Sipas tij, ka shtim të pacientëve në këtë periudhë, por kjo është në një përqindje shumë të ulët.

Sipas Bacajt, nga niveli aktual i ndotjes së ajrit, grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët dhe të moshuarit.

Ai rekomandon masat mbrojtëse që duhet ndërmerren nga këta persona.

Të hënën, Instituti i Shëndetësisë Publike alarmoi për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, veçanërisht në kryeqytet.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles