-8.1 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rreth 50 profesorë ‘godasin’ Akademinë e Shkencave

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) është vlerësuar si cenuese e interesave shkencore, kulturore dhe zhvillimore të Kosovës.
Rreth 50 nënshkrues të një peticioni, kryesisht profesorë të UP-së, kanë quajtur ASHAK-un një institucion të korruptuar dhe keqpërdorues dhe kanë ftuar Kuvendin që t’i shikojë pasojat e dëmet e veprimtarisë së ASHAK-ut, shkruan sot Gazeta “Zëri

Këta e kanë quajtur Akademinë cenuese të interesave shkencore, kulturore dhe zhvillimore të Kosovës.

Zgjedhjet e fundit në Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës, sipas grupit prej 47 profesorëve, janë vazhdimësi shqetësuese e një rrënimi të madh e të pakthyeshëm të këtij institucioni, shkruan “Zëri”.

“Zgjedhjet e fundit në të vërtetë dhanë alarmin se kjo Akademi nuk ka shërim, prandaj as shpëtim sepse kur e keqja përsëritet, kur paligjësitë, shpërdorimet, padrejtësitë, fyerjet bëhen sistemore, shpresa për t’u kthyer mbarë vdes”, thuhet në reagimin e përbashkët.

Këta profesorë shprehen se Akademia ka mungesë të strategjisë shkencore, pastaj të projekteve të mëdha e të vogla të rëndësisë kombëtare, ka mungesë të platformave që do të kishin objekt proceset zhvillimore të fushave jetike për Kosovën.

Në mes profesorëve që kanë nënshkruar peticionin janë: Emin Kabashi, Agim Vinca, Sadri Fetiu, Shefkije Islamaj, Hakif Bajrami, Shefki Sejdiu, Basri Qapriqi, Rifat Blaku, Sali Bytyqi, Ag Apolloni, etj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles