Site icon Prishtinapress

Rreth 30 persona nga Kosova dhurojnë gjak në Durrës, bashkëngjitet edhe ambasadori Nait Hasani

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor la pas 51 të vdekur si dhe mbi 700 të plagosur e dhjetëra banesa të kthyer në gërmadha.

Për t’ju ndalur sado pak në ndihmë të prekurve nga tërmeti, shumë qytetarë nga Kosova, biznesmenë e organizata të ndryshme u vunë në gatishmëri duke dërguar ushqim, vesh/mbathje e kontribuar përmes mjeteve financiare.

Por, Blerim Musliu, Hoxhë i xhamisë qendrore në Klinë ka zgjedhur një formë tjetër e ndihmës nga ajo që është bërë deri më tani.

Ai së bashku me një grup prej 30 personash kanë shkuar në Durrës për të dhuruar gjak.

Grupit nga Kosova i është bashkuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani i cili nuk ka hezituar të dhurojë gjak, njofton Telegrafi.

Exit mobile version